Pas tre vitesh në top listë, “Sami Frashëri” zbret nga piedestali si gjimnazi më i mirë publik në Tiranë. Vendin e tij për këtë vit e zë “Qemal Stafa”, e renditur gjithnjë si ndër gjimnazet më të mirat, por që asnjëherë nuk kishte njohur kryesimin. Sipas kartës së performancës, rezulton se ashtu si edhe vitin e kaluar “Ismail Qemali” e “Petro Nini Luarasi” kanë mbetur në vendnumëro, duke u renditur përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, ndjekur nga të mesmet, “Partizani” dhe “Sinan Tafaj”, të cilët, ndryshe nga dy të lartpërmendurit, kanë njohur rritje performance, duke u ngjitur me dy vende nga viti i kaluar.