Mësuesit e trevave shqipfolëse janë mbledhur në Tiranë për aktivitetin e organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me temë “All together in eTwinning”. Kjo konferencë dy ditore në 4 dhe 5 Nëntor me mësues nga Italia, Greqia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi synoi nxitjen e bashkëpunimit rajonal ne kuadrin e programit “eTwinning”.
Gjatë konferencës të zhvilluar në Tiranë u demonstruan aspektet e ecurisë së këtij programi në Shqipëri si dhe u demonstruan nga mësues të përfshirë eksperiencat pozitive të binjakëzimeve me shkolla partnere në nivel ndërkombëtar.
Gjithashtu pjesëmarrësit u bënë pjesë aktive e dy workshop- eve trajnuese: “Learning through projects and games” dhe “How to improve our teaching by using tools and applications”.
Pjesëmarrësit ndanë eksperienca të mësimdhënies në nivele të ndryshme arsimore dhe nga trevat përkatëse.
Mësuesit pas trajnimit vizituan edhe Parkun Kombëtar të Dajtit si një atraksion i kryeqytetit të Shqipërisë.