Pasditeve dhe në fundjavë terrenet sportive në gjimnazet e Tiranës do të shndërrohen në pika argëtimi për komunitetin. Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit të shkollave si qendra komunitare, duke shfrytëzuar ndër të tjera edhe mjediset sportive të shkollave të mesme të qytetit për sportistët e rinj. Projekti ka si qëllim nxitjen e nxënësve për t`u angazhuar me aktivitete sportive jo vetëm për një shëndet më të mirë, por edhe që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë një hapësirë të sigurtë, të mbrojtur, brenda territorit të shkollës, ku jo vetëm të argëtohen, por të bëjnë miq të mire.