Arsimi bazë

Arsimi bazë i detyruar synon të zhvillojë aftësitë intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike të nxënësve, të zhvillojë personalitetin e tyre dhe t’i pajisë ata me elementet themelore të kulturës së përgjithshme dhe edukatën qytetare. Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. 
Arsimi bazë është i ndarë në dy cikle:

Cikli fillor

Arsimi fillor zgjat 5 vjet. Në klasën e parë regjistrohen fëmijë që mbushin moshën 6 vjeçare deri ditën e fillimit të shkollës. Mosha e fëmijëve të këtij cikli është 6-11 vjeç, përjashtuar fëmijët që përsërisin klasën. Nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta vlerësohen me fjalë dhe shprehje. Nxënësit e klasave të tjera vlerësohen me nota, nga 4 deri në 10, ku nota më e ulët kaluese është pesa.

Cikli i mesëm i ulët

Arsimi i mesëm i ulët zgjat 4 vjet dhe i përket klasave VI, VII, VIII dhe IX. Mosha e nxënësve është 12-15 vjeç me përjashtim të nxënësve që përsërisin vitin shkollor. Cikli i mesëm i ulët konsiston në njohuri më të thelluara dhe shtimin e lëndëve që ndihmojnë në formimin e nxënësve. Në fund të klasës së nëntë nxënësit i nënshtrohen provimeve kombëtare, apo provimeve te lirimit


Shkollat

 

Shkolla e arsimit të detyruar mund të jetë shkollë me cikël të plotë ose shkollë me kohë të shkurtuar. Shtetasit që kanë mbushur moshën 16 vjeç, por që nuk kanë përfunduar arsimin e detyruar, mund të ndjekin shkolla me kohë të shkurtuar. Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuar bëhet në shkolla speciale, në klasa speciale brenda shkollave normale ose të integruar në klasa normale.

Institucionet e arsimit bazë shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Institucioni arsimor, ku duhet te rregjistrohet femija, percaktohet nga organet e Pushtetit Lokal, me propozim te Drejtorise Arsimore te rrethit. Informohuni rreth institucioneve private apo publike që i përkasin zonës ku ju banoni.

 


Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë të shkollës së arsimit të detyruar

Certifikata e
lindjes

Certifikata e vaksinimeve

 

Regjistrimi i fëmijëve në klasat e tjera të shkollës së arsimit të detyruar

Dokumenti i përfundimit të klasës së mëparshme.

Certifikata e vaksinimeve e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë

Programi Mësimor

I

Abetare
Matematikë
Dituri Natyre
Edukim për shoqërinë

II

Gjuhë shqipe
Matematikë
Dituri Natyre
Edukim për shoqërinë
Muzikë
Art Pamor

III

Gjuhë shqipe 
Matematikë
Dituri Natyre
Gjuhë e huaj
Muzikë

Edukim për shoqërinë
Arti pamor
Edukimi fizik, sporti dhe shendeti

IV-V

Gjuhë shqipe
Matematikë
Gjuhë e huaj
Dituri Natyre
Gjeografi
Histori
Muzikë 

 

Edukatë qytetare
Aftësim teknologjik
Arti pamor,
Edukimi fizik, sporti dhe shendeti

VI

Gjuhë shqipe
Matematikë
Gjuhë e huaj
Fizikë
Biologji
Gjeografi
Histori

 

Qytetari
Muzikë
Aftësim teknologjik
Arti pamor,
Edukimi fizik, sporti dhe shendeti

 

VII

Gjuhë shqipe
Matematikë
Gjuhë e huaj
Fizikë
Biologji
Gjeografi



Histori
Qytetari
Muzikë
TIK
Arti pamor,
Edukimi fizik, sporti dhe shendeti

VIII-IX

Gjuhë shqipe
Matematikë
Gjuhë e huaj
Fizikë
Biologji
Kimi
Gjeografi

Histori
Qytetari
Muzikë
TIK
Arti pamor,
Edukimi fizik, sporti dhe shendeti


Shkollat

 

Në përfundim të klasës së nëntë, cdo nxënës i arsimit bazë i nënshtrohet provimeve kombëtare. Këto provime konsistojnë në tre lëndë kryesore: Matematikë, Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë e huaj, e cila është Anglisht në shumicën e shkollave 9-vjeçare. Ministria e arsimit publikon vazhdimisht informacione dhe udhëzime lidhur me provimet e lirimit. Këtu mund të gjeni programet orientuese të provimeve sipas lëndëve ndërkohë që për informacione më të detajuara mund të vizitoni faqen arsimi.gov.al.

Matematike

Gjuhë Shqipe